29 Prill 2024

Rritet numri i turistëve nga Kosova që pushojnë në Shqipëri

Tiranë, 20 gusht - Fundi i gushtit ka rritur fluksin e kalimit në pikat kufitare, veçanërisht në ato ku kalojnë qytetarët nga Kosova që zgjedhin për të shijuar ditët e fundit të sezonit veror.

Sipas policisë kufitare të Morinit, vetëm në këtë pikë kalimi gjatë fundjavës kanë hyrë në Shqipëri mbi 20 mijë shtetas.

Për të përballuar fluksin e kalimeve po punohet me gjashtë sportele në doganë. Mësohet se destinacioni kryesor mbetet Durrësi, ndërsa nuk mbeten pas edhe Vlora, Velipoja apo Shëngjini.

Muaji gusht ka pasur numrin më të madh të turistëve nga Kosova vetëm nga data 1 Gusht dhe deri tani numri i atyre që kanë hyrë në territorin shqiptar është mbi 200 mijë, ndërsa numri i makinave ka kalur kufirin 70,000. 

Sipas të dhënave të 6-mujorit, numri i turistëve kosovarë që ka ardhur në Shqipëri u llogarit në mbi 360,000 ose rreth 34% ndaj totalit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)