29 Prill 2024

Rritet numri i turistëve në Liqenin e Ohrit

Ohër, 2 gusht - Plazhi i Liqenit të Ohrit në pjesën e Strugës ka nisur të jetë i mbushur me pushues gjatë ditëve të fundit.

Fluksi më i madh pritet gjatë kësaj fundjave, duke marrur parasysh motin që po mbretëron gjatë ditëve të fundit me temperatura të larta.

Plazhet e Strugës, në të shumtën e rasteve kanë filluar të mbushen me pushues nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, por ka edhe prej Kosovës dhe Shqipërisë, turistë të vendeve të tjera, duke mos përjashtuar edhe emigrantët që kanë mbërritur për pushime në vendlindje.

Për sa i përket numrit të mysafirëve, që aktualisht  pushojnë në Strugë, edhe më tej mbetët “në fuqi” pamundësia që të saktësohet numri i tyre, nga fakti se askush nuk mban evidencë për numrin e pushuesve, qofshin ata nga vendi, qofshin ata nga vendet tjera.

Vetëm hotelet që bëjnë paraqitjen e duhur që është edhe e vetmja evidencë e mysafirëve.

Plazhet gati të  boshatisura para disa ditësh, tani kanë fituar një gjallëri, kështu që në shoqërim me pushuesit, plazhet nuk janë të vetmuara. 

Si zakonisht, numri i mysafirëve dhe pushuesve  rritet nga vala  që fillon të premteve, gjatë vikendit, qoftë atyre ditor, qoftë atyre sistemor, të cilët kanë planifikuar që pushimet ti kalojnë pikërisht në Strugë, para festës së Bajramit.

Nga komuna e Strugës theksojnë se plazhet e  të qytetit  janë përgatitur relativisht mirë, higjiena është në nivel të duhur dhe se objekte hotelierike të koncesionerëve ofrojnë të gjitha shërbimet. Në plazhet e koncesionuara janë ekipet mobile të shpëtimtarëve në ujë nga Kryqi i Kuq, por nuk mungojnë as patrullimet e pjestarëve të policisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)