29 Prill 2024

Rritet fluksi i qytetarëve nga Kosova që shkojnë në Shqipëri

Kukës, 10 gusht - Pas mbarimit të muajit të Ramazanit rritet ndjeshëm numri i shtetasve të huaj, kryesisht kosovarë, që hyjnë përmes pikave të kalimit kufitar të qarkut të Kukësit për t\'iu drejtuar bregdetit shqiptar.

Sipas specialistëve të policisë kufitare, fluksi i lëvizjes në hyrje gjatë së premtes është dyfishuar në krahasim me ditët më parë.

Ata deklarojnë se të gjithë punën po mundohen ta përballojnë me 5 apo 6 sportele kontrolli, në mënyrë që përpunimi i dokumentacionit të bëhet më shpejt, por megjithatë ka pasur radhë të gjata pritjeje.

Drejtori i Kufirit në Kukës, Xhafer Elezi tha për Top-Channel se, përveç përballimit të fluksit të hyrje-daljeve, vëmendje po i kushtohet edhe kontrollit për ndalimin e kontrabandës së mallrave, në të 6 pikat e kalimit kufitar që ka qarku i Kukësit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)