05 Maj 2024

Rriten me 13,7 për qind të ardhurat nga turizmi në Greqi

Athinë, 9 nëntor - Rritja me 13,7 për qind e të ardhurave nga industria greke e turizmit gjatë tetë muajve të parë të vitit 2013 konfirmon suksesin e jashtëzakonshëm të Greqisë për sa i përket numrit të vizitorëve të huaj gjatë këtij sezoni turistik, bënë të ditur të enjten disa profesionistë të sektorit.

Rritja me 13,7 për qind e të ardhurave nga industria greke e turizmit gjatë tetë muajve të parë të vitit 2013 konfirmon suksesin e jashtëzakonshëm të Greqisë për sa i përket numrit të vizitorëve të huaj gjatë këtij sezoni turistik, bënë të ditur të enjten disa profesionistë të sektorit.

\"Ekspertët rishikuan sërish me rritje vlerësimet e tyre të cilat regjistrojnë tashmë 17,5 milionë vizitorë të mundshëm deri në fund të vitit duke tejkaluar objektivin fillestar të 17 milionë vizitorëve e duke shënuar kështu një rekord historik\", citon një komunikatë e shoqatës \"Marketing Greece\" e krijuar kohët e fundit për promovimin e turizmit të vendit.

\"Industria turistike greke njohu një rritje të fuqishme dhe është motori i rimëkëmbjes ekonomike të vendit\", citon më tej komunikata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)