26 Dhjetor 2024

Rihapet për turistë kulla e Ajfellit në Francë

Paris, 22 maj - Pasi që për muaj të tërë ka qëndruar e mbyllur për shkak të epidemisë së coronavirusit, kulla e Ajfellit do të hapet për vizitorë kah mesi i korrikut, kanë bërë të ditur zyrtarë të atraksioneve turistike në Paris të Francës.

Njerëzit që duan të kthehen në majën e një prej objekteve më të njohura të kryeqytetit francez, mund t’i blejnë biletat nga 1 korriku, kurse vizitorët e parë pritet të shfaqen në kullë më 16 korrik.

Masat e veçanta akoma do të jenë në fuqi për shkak të pandemisë. E kulla është dashur të mbyllet për vizitorë në fund të vitit të kaluar, pasi që pandemia detyroi mbylljen e vendeve ku do të mund të mblidheshin turma që konsideroheshin vatra të infeksionit.

E rihapja fillimisht ishte planifikuar të ndodh në dhjetor, por kushtet dhe situata epidemiologjike nuk e kanë lejuar një gjë të tillë.

Ka qenë mbyllja e dytë e kullës për shkak të coronavirusit, që gjithashtu gjatë pranverës së vitit të kaluar u mbyll kur virusi filloi të përhapet nëpër Evropë.

Në kushte normale, brenda një viti në këtë kullë ngjiten mbi 7 milionë vizitorë. Kjo kullë zbukuron Francën që nga viti 1889.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)