28 Prill 2024

Promovohet projekti i Brezovicës

Prishtinë, 18 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës ka organizuar katër konferenca - takime për të promovuar Projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike në Brezovicë (PZHQTB) tek investitorët ndërkombëtarë.

Konferencat-takimet u zhvilluan në Denver, Dubai, Vjenë dhe Bruksel. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të tërheqë interesin e investitorëve, si dhe për të kërkuar reagime nga palët e interesuara rreth strukturës së projektit.
 
Agjenda është hapur nga Zëvendësryeministrja Mimoza Kusari-Lila dhe Kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, si dhe një prezantim të detajuar të dhënë nga këshilltarët strategjikë të qeverisë.

Organizimi dhe prezantimi ishte mirëpritur për profesionalizmin e   treguar nga të gjithë ata që morën pjesë në këto konferenca dhe këto ngjarje përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për këtë projekt me prioritet kombëtar. Projekti po zbatohet me mbështetjen e USAID-it.
 
Takimet kishin një sukses në tërheqjen e interesit nga një numër i kompanive që nuk ishin më parë në dijeni apo ishin të pa interesuar në këtë projekt, duke përfshirë kompanitë turistike malore të projektimit, operatorët e skive dhe të paktën dy kompani të mëdha ndërkombëtare të ndërtimit.

Disa investitorë potencialë nuk kanë marrë pjesë në konferencë, pasi ata tashmë kishin ndërmarrë një vizitë ose për të marrë informacione shtesë sepse ishin te mendimit se Memorandumi i Informatave kishte siguruar informata të mjaftueshme për ta për të marrë një vendim në lidhje me dorëzimin e Shprehjes së Interesit.
 
Në terma të përgjithshme, përfaqësuesit qeveritar ndjehen optimistë në përceptimin e investitorëve dhe interesin në projekt. Megjithatë, konferenca përsëriti sfidat që Kosova duhet të tejkalojë për të qenë në gjendje për të tërhequr investimet e kompanive të klasit botëror.
 
Afati i fundit për dorëzimin e Shprehjeve të Interesit është 2 Prill 2013. Vetëm në atë kohë Qeveria do të jetë në gjendje për të vlerësuar plotësisht interesin e tregut për projektin dhe për të përcaktuar mënyrën më të mirë për të vazhduar me zhvillimin e mundshëm të kësaj Qendre turistike malore.
 
Poashtu është e rëndësishme të përmendet se prezentimi i projektit të Brezovicës do të bëhet edhe para kompanive kosovare si dhe përfaqësuesve të asociacioneve dhe shoqatave të biznesit në Kosovë me datën 22 Mars,2013.

Ashtu siç u përmend edhe më lartë në mënyrë që tu jipet më shumë kohë të gjitha palëve të interesuar për të aplikuar me shprehje interesi, afati i dorëzimit të shprehjeve të interest është shtyrë deri më datën 2 Prill, 2013.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)