28 Prill 2024

Princesha e Tajlandës interesohet për projektin e Brezovicës

Prishtinë, 8 shkurt - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila priti në takim princeshën e Tajlandës, Mom Luang Rajadarasri Jayankura, me të cilën diskutoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik të Kosovës me Tajlandën, me theks të veçantë tërheqjen e investimeve.

Zëvendëskryeministrja Kusari-Lila e informoi shkëlqesinë e saj, znj.Rajadarasri Jayankura për reformat ekonomike që Qeveria e Republikës së Kosovës është duke ndërmarrë për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes, për përparësitë që ofron Kosova karshi vendeve të rajonit për investitorë, për aktivitetet e ministrisë që ajo e drejton si dhe prezantoi projektin e Brezovicës.

Ndërsa, shkëlqesia e saj znj. Rajadarasri Jayankura tha se do të bëjë përpjeke për të sjell investitorë në Kosovë, por edhe për të ngritur bashkëpunimin ekonomik.

Princesha e Mbretërisë së Tajlandës shprehu interesim të veçantë për projektin e Brezovicës.

Gjatë këtij takimi i pranishëm ishte edhe Salah-Eddine Allali, drejtor Ekzekutiv dhe Specialist i Tregut të kompanisë “EPI Group”, kompani e specializuar në Inxhinieri, Sistem informativ si dhe Transport Publik, i cili shprehu interesim të veçantë për energjinë solare dhe atë të thëngjillit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)