Prezantohet potenciali turistik i Bjeshkëve të Nemuna
Deçan, 27 maj - Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC) dhe Komuna e Deçanit organizojnë konferencën për media “Turizmi në Bjeshkët e Nemuna”.
Ky takim ka për qëllim prezantimin e potencialit turistik të Bjeshkëve të Nemuna dhe mundësive për zhvillimin e qëndrueshëm duke u bazuar në trashëgiminë e pashterur natyrore dhe kulturore të kësaj treve.
Gjatë kësaj konference do të behët lansimi i videove promovuese “Bukuritë natyrore dhe kulturore të Bjeshkëve të Nemuna dhe Deçanit, mundësi unike për zhvillimin e turizmit”.
Po ashtu do të behët edhe prezantimi ceremonial i tabelës interaktive për turistë të Qendra Informuese Turistike e Deçanit - Rrugës "Manastirit".
Në takim përveç përfaqësuesve të komunës së Deçanit dhe KADC do të marrin pjesë edhe mysafirë nga rajoni, përfaqësues të qeverisë, media dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.