02 Maj 2024

Porti e Shëngjinit ofron lehtësira për të huajt

Lezhë, 23 korrik - Shëngjini po tërheq vit pas viti vëmendjen e turistëve të huaj. Numri i anijeve turistike kryesisht nga Europa perëndimore është dyfishuar.

Kështu, në vitin 2009 kanë mbërritur në Portin e Shëngjinit 35 anije turistike, ndërsa në 2011-n, 79.

Për këtë arsye, me vendim qeverie janë thjeshtuar procedurat e përpunimit të anijeve. “Po t’u referohemi disa shifrave, në vitin 2009 kanë prekur portin tonë 35 anije turistike, në vitin 2010, 48, në vitin 2011, 79.

Praktikisht është një rritje 100 për qind nëse do e konsiderojmë për shifra.

Arsyet janë një zonë e paeksploruar mikpritja shqiptare, plus bregdeti i Shëngjinit ofron një kuzhinë të jashtëzakonshme për nga larmia dhe cilësia e peshkut”, tha Aleksandër Marku, inspektor i Kapitanerisë, Shëngjin.

Edhe sezoni turistik 2012 ka nisur me një shtim të fluksit të jahteve. Deri tani kanë hyrë 29 të tillë, ndërkohë në muajin gusht pritet një rritje e këtij numri.

Ato çka tërheqin turistët e huaj në Shëngjin janë resurset e tij natyrore, si edhe kuzhina tradicionale, por mbetet shumë për të bërë në infrastrukturë dhe në pastrimin e territorit, probleme të papranueshme këto për një zonë turistike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)