28 Prill 2024

Plazhet e Strugës të mbingarkuara me objekte

Strugë, 22 shkurt - Plazhet e qytetit në Strugë tashmë thuajse nuk ekzistojnë, ose mbase ekzistojnë por janë të padukshme sepse para tyre janë ndërtuar objekte të mëdha për biznes të cilat mbulojnë hapësira të konsiderueshme.

Kjo gjë Strugës ja humb imazhin e një qyteti liqenor-turistik dhe e transformon në një qytet ku mbizotërojnë ndërtesa të niveleve të ndryshme të pa strukturuara dhe të dëmshme për syrin e qytetarëve por edhe vizitorëve të huaj të cilët çdo vit e më shumë po pakësohen.

Edhe pse sipas rregullores të përcaktuar për ndërtim në bregun e liqenit në Strugë, të gjithë objektet e ndërtuara duhej të ishin të ç’montushme dhe nuk duhej të përmbanin material ndërtimor të fortë kjo rregull aspak nuk është respektuar nga fituesit e tenderëve për posedues të parcelave pranë bregut të liqenit në Strugë dhe kanë transformuar bregun si një treg me kafene dhe restorante.

Nga komuna e Strugës theksojnë se kompetencat për plazhet i takojnë Ministrisë së transportit dhe lidhjeve, dhe se komuna në këtë rast është vetëm nënshkruese dhe vazhdon kontratat me koncesionerët ndërsa masat për shkelje të rregullores janë në kompetencë të nivelit qendror.

Qytetarët e Strugës dhe sidomos ato më të moshuarit shprehen me keqardhje për këtë ‘masakër’ siç thonë ata që i është bërë bregut të liqenit duke e uzurpuar dhe keqpërdorur.

“Turp i gjallë, vërtet na djeg zemra kur shikojmë se ç’bëhet me Strugën tonë, madje nuk e di më a është e jona sepse siç duket është vetëm e disave. Plazhi nuk duket me fare, tash duken vetëm objekte me ngjyra, ka humbur natyraliteti, bregu i Drinit u uzurpua tash edhe Liqeni, nuk e di a ka shtet dhe ligj për ne ose jo” thekson R.K nga Struga.

“Kjo është tmerr. Çdo ditë ndërtojnë rreth plazhit, të gjithë duan të bëjnë para, kështu përfiton një grupë ndërsa humbet një popull i tërë. Fajet i ka komuna dhe organet përgjegjëse që nuk marrin masa, nuk e di a me qëllim i lejojnë ose për çfarë arsye, këtu s’duket asgjë e bukur më, vetëm beton dhe blloqe” thotë B.L nga Struga. /Portalb

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)