28 Mars 2024

Përurohet Ura e restauruar e Tabakëve

Gjakovë, 18 dhjetor - Katër muaj punë rindërtimi dhe rinovimi intensiv të Urës së Tabakëve në Gjakovë arritën në përfundim.

Ngjarja u shënua me një ceremoni zyrtare në të cilën morën pjesë Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Znj. Hillen Francke, Zëvendës Shefe për Bashkëpunim në Zyren e BE-së, Znj. Burbuqe Bakija- Deva, Zëvendës Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ferdinand Kolaj, Drejor i Drejtorisë komunale për Zhvillim Ekonomik, zyrtarë komunalë dhe partnerë.

Ura e Tabakëve është një perlë e arkitekturës osmane ndërtimi i të cilës u përfundua në vitin 1751. Urën e ndërtuan zejtarët vendas duke përdorur material ndërtimi të marrë nga rrethina e afërt.

Sipas rrëfimeve historike, ideja për ndërtimin e urës erdhi nga një grup mjeshtërish të lëkurave, të cilët menduan se ura ishte një domosdoshmëri që do të ju mundësonte transportin më të lehtë të produktevet të tyre për në Selanik, Greqi.

Punimet e rinovimit përfshijnë instalimin e rrjetit elektrik dhe sistemin e ndriçimit të Urës, ndërtimin e shëtitores dhe vendkalimeve, trajtimin e bregut të lumit me gurë, instalimin e dritave në të gjithë parkun, dhe muralet.

Pamja e re u mundësua falë projektit  të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i BE-së që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe (IcSP/BE). 

Gjatë 18 muajve të fundit, projekti ka përfunduar 16 segmente të projektit duke restauruar dhe rinovuar vendndodhje të trashëgimisë kulturore dhe fetare në tërë Kosovën.

Ky segment i veçantë i projektit u financua gjithashtu edhe nga komuna e Gjakovës duke forcuar ndjeshëm partneritetin lokal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)