28 Prill 2024

Paralizohet turizmi grek

Athinë, 8 mars - Turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë Greqinë këtë javë kanë mbetur mjaft të zhgënjyer, teksa të gjitha muzetë dhe vendet arkeologjike në vend janë mbyllur, pasi Ministria e Kulturës ka shpallur ditën e sotme një grevë që do të zgjasë 24 orë.

Të gjithë punonjësit e këtyre institucioneve kulturore janë në grevë kundër masave të qeverisë, e cila kërkon që të ndryshojë strukturën e Ministrisë së Kulturës.

Turistë nga e gjithë bota, kanë ardhur në Athinë dhe vende të tjera arkeologjike për të vizituar muzetë historikë dhe kulturorë të vendit.

Një turist amerikan u shpreh mjaft i zhgënjyer teksa tha: “Sot ishte edhe ditëlindja ime dhe kisha planifikuar që me këtë rast të vizitoja Akropolin.”

Një numër mjaft i madhe turistësh u mblodhën përpara hyrjes kryesore të Akropolit, për të marrë shpjegime nga personeli për situatën e krijuar.

Kjo grevë vjen në një moment të papërshtatshëm ku Greqia ka njohur një ulje të turizmit për shkak të krizës globale si dhe trazirave sociale që kanë përfshirë vendin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)