03 Maj 2024

Oferta turistike Smart Tourist Albania

Prishtinë, 13 gusht - Në këtë sezon pushimesh Instituti Shqiptar i Shkencave promotor i Open Data Albania, u ka propozuar pushuesve kosovarë një iniciativë qytetare në dobi të Turizmit dhe Mjedisit me titull ‘Smart Tourist Albania’.

Drejtoresha e Institutit Shqiptar të Shkencave promotor i Open Data Albania, Aranita Brahaj, ka deklaruar se nëpërmjet platformës www.smarttourist.al, çdo pushuesi edhe nga Kosova i jepet mundësia të raportojë e më tej informohet mbi cilësinë dhe problematikën me zonat turistike.

“Smart Tourism Albania” do të shërbejë si platformë ku qytetarët do të mund të raportojnë probleme që hasin në ambientet përreth”, ka theksuar ajo. Sipas saj raportimi do të kryhet direkt nëpërmjet aplikimeve në celularë të posaçme për telefonat Android dhe Apple e të shkarkueshme në çdo telefon, ose direkt në faqe.

“Çdo pushues nga Kosova mund të raportojë shqetësimin e tij gjatë pushimeve nëpërmjet celularit nëse ka një sistem Androit apo iPhone. Gjithashtu raportimet me foto mund të realizohen edhe nëpërmjet ëebit. Këto denoncime do u përcillen institucioneve zyrtare për përmirësim të situatës e gjithashtu do të qëndrojnë të publikuara për të njoftuar mbi ecurinë apo përmirësimin e situatës”, ka pohuar ajo.

Brahaj ka bere me dije se qëllimi i “Smart Tourist Albania” është rritja e ndërgjegjësimit publik mbi ndotjen mjedisore në zonat turistike dhe ushtrimi i presionit qytetar mbi institucionet përgjegjëse. Në përfundim të sezonit të pushimeve, organizatorët e këtij procesi do të shpallin edhe fituesin e çmimit “Smart Turist 2012”.

Ky çmim do të vlerësoj pushuesin më të zgjuar që ka realizuar një raportim sa më realist dhe konkret. “Urojmë të kemi sa më shumë aktivizëm qytetar dhe reagim institucional ndaj raportimeve. Duke krijuar këtë vit “hartën e ndotjes” synojmë të kemi vitin tjetër një hartë promovuese me zona turistike të pastra”, ka thënë ajo. Brahaj ka ftuar të gjithë shqiptaret se nëse po pushoni në Troje Shqiptare duhet që të raportoni si turist kritik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)