29 Prill 2024

Nis zbatimi i vendimit për Prevallën

Prishtinë, 21 maj - Sot, inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, bashkë me punëtorët e parkut nacional “Sharri”, inspektorët e Komunës së Prizrenit dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke inspektuar ndërtimet në zonën e Prevallës, pjesë kjo e parkut nacional, me qëllim të fillimit të fazës së parë për zbatimin e vendimit që ndërpret të gjitha aktivitetet ndërtimore në këtë zonë.

Ky aksion vjen pas nxjerrjes së vendimit nga ana e Ministrit të MMPH’së, Dardan Gashi, për ndalimin e të gjitha ndërtimeve në zonën e Prevallës, që ka ardhur si pasojë e degradimit të mjedisit, gjegjësisht tejkalimit të kushteve dhe kritereve për ndërtim dhe mosrespektim të udhëzuesit të MMPH’së për mënyrën e zbatimit të planit urban në këtë zonë.

Gjatë aksionit pritet të bëhet edhe identifikimi i të gjitha objekteve në këtë zonë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)