28 Prill 2024

Në vitin 2012 Turqinë e kanë vizituar 32 milionë turistë

Ankara, 14 shkurt - Kryetari i Këshillit Drejtues të Shoqatës së Investitorëve të Turizmit në Turqi, Turgut Gür tha se “Këto 25 vitet e fundit Turqia është bërë vendi i 6-të më i madh i turizmit në botë”.

Në fjalën që mbajti në Asamblenë e 3-të të Zakonshme të Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Antalias, Turgut Gyr tha se Turqia vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë në turizëm, duke shtuar se në vitin 2012 Turqinë e kanë vizituar gjithsej 32 milionë turistë.

Gjermania, me 5 milionë renditet e para ndër vendet që kanë dërguar më shumë turistë në Turqi, kurse në vend të dytë vjen Rusia me 3,6 milionë turistë, u shpreh Gyr ndërsa cilësoi se vitin 2012 turizmi turk e mbylli me 23 miliardë dollarë të ardhura nga ky sektor.

Numri i turistëve rusë do të shënojë rritje këtë vit dhe në vitet e ardhshme me zgjidhjen e problemit të mungesës së pasaportave për momentin në Rusi. Numri i turistëve që vijnë në Turqi do të rritet akoma edhe më shumë.

Në Rusi çdo vit rreth 40 milionë vetë dalin jashtë shtetit. Por marrja e pasaportës nuk është aq e lirë sa në vendin tonë (Turqi). 1 në çdo 4 shtetasit rusë që dalin jashtë shtetit preferon Turqinë”, sqaroi Gyr.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)