27 Prill 2024

Në Rusi do të ndërtohet qyteti më i madh turistik

Moskë, 24 shtator - Në Rusi do të ndërtohet qyteti më i madh turistik në Evropë “Rëra të arta” në afërsi të Anapës në Detin e Zi.

Projekti kap vlerën prej mbi 20 miliardë dollarësh, shkruan “RBK Dejli”. Pas “Rërës së artë”  do të ketë hotele luksoze, kazino, terren golfi, kushte për sporte ekstreme.

Sipërfaqja e përgjithshme e pushimores së ardhshme është një mijë hektarë.

Rajoni është i njohur për nga plazhet e veta me rërë të gjera 100 metra.

Sipas vlerësimeve të autoriteteve lokale të ardhurat nga projekti për vitin 2013 duhet të arrijnë 287,9 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2020 arrijnë 612 milionë dollarë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)