06 Maj 2024

Ndoten plazhet e Brazilit

Rio de Zhaneiro, 22 tetor - Shumë tifozë kanë filluar të blejnë biletat për Kampionatin Botëror të Futbollit vitin e ardhshëm në Brazil. 

Por ka shumë shqetësime rreth cilësisë së ujit në plazhet e famshme të Rios, me aktivistët që pretendojnë se më shumë se gjysma e shtëpive të qytetit nuk janë të lidhura me sistemin e ujërave të zeza.

Diell, det dhe rërë....s’është e çuditshme që plazhet e Rios janë të mbushur me njerëz. Por ujërat e kaltra të oqeanit shpesh fshehin bakterie nga ujërat e zeza. Mirë se vini në Leme, një nga gjashtë plazhet e qytetit që do të pastrojë ujërat në kohë për Botërorin, falë një programi të qeverisë.
 
Dy herë në javë merren mostra nga agjencia lokale ambjentaliste INEA dhe kontrollohen në laboratorin e tyre. Notarët mund të kontrollojnë nëse është e sigurtë për të notuar në plazhin e preferuar në faqen e internetit të INEA-s.
 
Plazhet konsiderohen “të përshtatshme” për not kur më pak se tetë mijë bakterie E-coli ose një mijë bakterie enterokoku gjenden në një litër uji nga oqeani.
 
Pas shiut të rëndë, uji i oqeanit bëhet akoma edhe më i ndotur. Plazhi Sao Conrado është një nga më të ndoturit të Rios. Këtu një numër i madh adoleshentësh dhe fëmijësh nga lagjia e varfër Rocinha marrin klasa për sportet e ujit.

Tri herë në javë, mësuesi Wanderley Silva mban klasa në mëngjes dhe pasdite për afro dyqind fëmijë. Ky konsiderohet si vendi më i mirë në Rio për sportet...por është edhe një nga plazhet më të ndotura të qytetit. Silva është i shqetësuar për shëndetin e nxënësve të tij:
 
“Disa nga ata morën infeksione këtu, dhe ne nuk e meritojmë një gjë të tillë. Kjo është lufta jonë. Ne jemi qytetarë të mirë dhe meritojmë ujë me cilësi më të mirë,  thotë ai.
 
Sipas faqes së internetit të INEA-s, infeksionet e lidhura me larjen në det nuk janë serioze, duke qenë kryesisht infeksione të organeve të tretjes, syve, fytit dhe veshit. Fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me imunitet të dobët janë më të prekurit.
 
Kanali i ndotur është drejtuar në një stacion pompimi për ditët pa shi, kur rrjedha është e moderuar.Aktualisht, brenda stacionit vetëm një në pesë pompa punojnë, të tjerat janë prishur.Pastaj, është lidhur me një tub metalik që i nxjerr ujërat e zeza në oqean, pesë kilometra larg bregut të detit.

Tani qeveria lokale është duke e zgjeruar këtë stacion pompimi dhe po instalon tuba të rinj si pjesë e një programi që ka për qëllim pastrimin e gjashtë nga plazheve kryesore të Rios deri në verën e 2014.
 
“Sistemi do të përmirësohet. Uji i ndotur do të përfundojë në det vetën pas shirave të rëndë dhe ujërat e zeza nga lagjia e varfër Rocinha do të jetë shumë i holluar. Pra, ne do të kemi kushte më të mira për të notuar në këtë plazh, i cili është qëllimi i këtij projekti” thotë Gelson Serva, i cili koordinon programin Rio Sena Limpa.
 
Megjithatë, njerëzit ankohen se ky sistem do të funksionojë vetëm në mungesë të shiut.  Kohët e fundit, në plazhin Sao Conrado u mbajt një protestë gjatë një kampionati të sporteve të ujit.
 
Një grup prej shtatë personash mbajtën një flamur përmbi valët e oqeanit duke kërkuar për njëqind për qind për mbulimin e ujërave të zeza në qytetin e Rios dhe për pastrimin e plazhit Sao Conrado.
 
“Më shumë se gjysma e qytetarëve të Rios nuk janë të lidhur me sistemin e kanalizimit në shtëpi. Pra, ne kërkojmë që qeveria të ndërmarrë veprime në mënyrë që të zvogëlojë sasinë e ujërave të zeza që derdhen mbi plazhet e Rio de Zhaneiro.

Këtu do të mbahen Botërori dhe Lojrat Olimpike. Ne jemi duke bërë përparim me shumë çështje të tjera strukturore të ujërave të zeza, por jemi ende prapa,” thotë Leonardo Eloy , një nga organizatorët e protestës.
 
Numri i ditëve kur plazhet e Rio de Zhaneiros janë konsideruar “të përshtatshme” për not është rritur në vitet e fundit.
Megjithatë, plazhi Sao Conrado nuk ishte i sigurtë për të notuar gjatë shumicës së ditëve të 2013-ës.
 
Plazhi u vlerësua si “i përshtatshëm” për 11 ditë nga një total prej 287 ditësh në mes 1 janarit dhe 14 tetorit të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)