03 Maj 2024

MTI angazhon këshilltar të transakcionit për Brezovicën

Prishtinë, 29 gusht - Komiteti Drejtues Ndër-Ministror në takimin e sotëm ka marrë vendim që të angazhoj një këshilltar të transakcionit të specializuar në marrëdhëniet me investitor, për nevojat e zhvillimit të projektit të turizmit në malet e Brezovicës.

Këshilltari në fjalë do të marrë rolin udhëheqës në komunikim me investitor të interesuar për qendrën turistike, si dhe për pronat dhe tokën përreth. Qendra e skijimit të Brezovicës është lënë anash që nga vitet e 70-ta, periudhë kjo në të cilën kjo qendër vlerësohej si më e mira në Evropën Juglindore dhe për më shumë, disa nga shtigjet e saja të skijimit janë shfrytëzuar për zhvillimin e Lojërave Olimpike të Sarajevës, në vitin 1984.

Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila, e cila është udhëheqëse e këtij grupi tha: “mënyra e investimeve përmes partneritetit publiko – privat do ta drejtoj rrjedhën e këtij procesi. Një këshilltar i specializuar do të punoj me investitorët e interesuar në përzgjedhjen e modalitetit më të mirë për zbatimin e këtij projekti, në mënyrë që të tërheqë investitorë me eksperiencë në fushën e zhillimit të qendrave turistike.

Ajo shtoi se Brezovica është shumë e vlefshme për Kosovën dhe Komunën e Shtërrpcës.  “Ne parashikojmë që ajo të shndërrohet në qendër turistike të cilësisë së lartë duke paraqitur kështu edhe bukuritë natyrore në malet përreth” përfundoi ministrja Kusari - Lila.

Investimet e reja do t’ja mundësojnë Kosovës që të bëhet konkurrente me Maqedoninë dhe Bullgarinë në aspektin fitimprurës dhe atë të biznesit turistik. Përmes këtyre investimeve, në qendrën turistike dhe në bizneset që kanë të bëjnë me turizmit në këtë pjesë do të krijohen vende të reja pune. Do të ketë punë në fushën e ndërtimit,  atë të skijimit dhe po ashtu vende pune në fushën e transportit, hotelerisë, si dhe në ofrimin e mallrave dhe shërbimeve tjera të nevojshme.

Përveç kësaj, MTI-ja do të punoj me përkushtim në rritjen e turizmit veror përmes pjesës së re të qendrës turistike dhe rekreative në mënyrë që punësimi në bazë sezonale të shndërrohen në bazë vjetore. Në këtë mënyrë do t’ju mundësohej punëtorëve dhe familjarëve të tyre që, përveç në sezonin dimëror, të kenë mundësi të punojnë gjatë tërë vitit.  

 

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)