29 Prill 2024

Mbyllet McDonalds në Maqedoni

Shkup, 15 maj - McDonalds Europë i ka dhënë fund marrëveshjes me kompaninë maqedonase SJ Kompani.

Sipas informatave të publikuara nga gazeta “Dnevnik”. Që nga dje kompania maqedonase nuk ka të drejtë të punojë nën brendin e McDonald’s. Informacionin për gazetën “Dnevnik” e kanë konfirmuar nga selia e McDonald’s Europë, transmeton portali Shqipmedia.

\"Pas ndërprerjes së marrëveshjes “SJ Kompani” nuk posedon të drejtë të punojë me restorantet nën emrin e markës McDonald’s\", thotë për gazetën “Dnevnik” Agnes Vandai, drejtor për komunikime në “McDonald’s” dhe shton se kompania e cila deri më tani e kishte licencën, do të mund ti punojë restorantet, mirëpo nën ndonjë markë tjetër.

Kjo do të thotë se do të pushojnë së punuari të gjitha 7 restorantet e McDonald’s në Maqedoni.

Tani për tani nuk ka informacione, nëse ndonjë kompani tjetër do ta merë biznesin dhe se cilat janë shkaqet e ndërprerjes së marrëveshjes.

Pas 16 vitesh që nga hapja e restorantit të parë, Maqedonia mbeti pa një nga zinxhirët më të popullarizuar të ushqimit të shpejtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)