28 Prill 2024

Kukësi bashkëpunon me komunat e Kosovës për turizmin

Kukës, 11 prill - Ne kuadër te promovimit të Qendrës Rajonale te Informacionit Turistik,  Këshilli i Qarkut Kukës mblodhi në një tryezë të rrumbullakët komunat e Kosoves, përkatësisht, komunat Prizren, Dragash, Gjakovë, Suharekë dhe komunën Margegaj të nënprefekturës Tropojë, për t’i njohur nga afër me këtë Qendër, e cila do të shërbejë në promovimin e fushës së turizmit për të gjitha këto rajone.

Këshilli i Qarkut Kukës bëri prezent para pjesëmarrësve rëndësinë që ka bashkëpunimi me njëri tjetrin në kuadër të zhvillimit të turizmit rajonal, si rol kyç në mbarëvajtjen e gjithë procesit të projekteve ndërkufitare që është  në proces për zhvillimin e tërë rajonit. 

Pjesëmarrësit morën fjalën duke e përgëzuar për iniciativën e kësaj Qendre dhe premtuan që ky takim do të sjellë edhe takime të tjera dhe do të ngrihen grupe për të marrë iniciativa të përbashkëta në kuadër të promovimit të vlerave kulturore, artizanale dhe turistike që kanë zonat në fjalë.

Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Agjencisë Rajonale të Zhvillimit të Jugut të Kosovës, të cilët premtuan  mbështetjen e saj në projekte të përbashkëta ,mduke hedhur si ide aplikacionin e të dhënave turistike  online nëpërmjet telefonave celularë.

Një pikë tjetër me  rëndësi të veçantë në këtë workshop ishte edhe vendosja për një takim tjetër për të nënshkruar bashkërisht një marrëveshje memorandumi, për të forcuar më tej bashkëpunimin si dhe ngritjen e grupeve të punës për ecurinë  dhe mbarëvajtjen  në tre drejtime të përbashkëta në gastronomi,zejtari dhe promovim.

Në fund të takimit u shkëmbyen materiale promovuese, harta, guida, fletë palosje, etj., të cilat u ekspozuan në Qendrën e Informacionit Turistik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)