28 Prill 2024

Kosova prezantohet në Panairin e Turizmit në Berlin

Berlin, 7 mars - Agjencia për Promovimin e Investimeve, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është duke marrë pjesë në panairin “Bursa Ndërkombëtare e Turizmit” ku po prezantohen potencialet e Kosovës për investime, si dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të pesë hoteleve.

 “Swiss Diamond”, “Hotel Sirius”, “Hotel Nartel”, “Hotel Emerald”, “Hotel Victory” dhe tri agjenci turistike: “VIP Air”, “VasGroup” dhe “Fibulla”, si dhe Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës.

Shtandin e Kosovës e vizitoi ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, DirkNiebel, të cilin e priti zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë Cuneyd Ustaibo.

Ustaibo prezantoi mundësitë e zhvillimit të turizmit në Kosovë, ofertat e saj dhe atraksionet e resurseve turistike se përse duhet të vizitohet shteti më i ri në Evropë.

Me këtë rast u potencua rëndësia që ka ky panair për zhvillimin e turizmit në Kosovë.

Ata gjithashtu biseduan edhe rreth projektit të Brezovicës.

 Ustaibo falënderoi ministrin gjerman, Niebel, për vizitën e shtandit të Kosovës, si dhe për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës.

Ky panair ka një reputacion kredibil dhe vizitohet nga më shumë se 170.000 persona.

Panairi “The International Tourism Bourse” do të jetë i hapur deri më 10 mars.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)