29 Prill 2024

Kina pret të ardhura të larta nga turizmi

Pekin, 6 shkurt - Një sondazh i Akdemisë Kineze të Turizmit thekson se nga të anketuarit mbi 76.8 për qind thanë se planifikojnë të udhëtojnë gjatë Festës së Pranverës, duke shënuar një rritje në krahasim me shifrën 36.5 për qind vitin e kaluar.

Udhëtimet turistike pritet të rriten me 20 për qind, duke arritur në 211 milionë gjatë festës, ndërsa të ardhurat nga turizmi do të arrijnë në 126.7 miliardë juanë (20.16 miliardë dollarë amerikanë).

Agjencitë e ndryshme, gjithashtu raportuan rritjen e numrit të rezervimeve të hoteleve gjatë festës një javore, nga 9-15 shkurt.

Ndërkohë qeveria pritet të miratojë një ligj për turizmin, që do të rregullojë tregun. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)