28 Prill 2024

Identifikohen monumente kulturore të turizmit në Kosovë

Prishtinë, 10 maj - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar sot në Prishtinë një takim rajonal për trashëgiminë kulturore. Në të kanë marrë pjesë përfaqësues të vendeve të rajonit.

Një prej temave kryesore të këtij takimi ishte identifikimi i vendeve / pasurive të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës e që do të përfshihen në produktet turistike regjionale.

Një konsultim i këtillë po ndodh në vendet e rajonit, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi dhe Shqipëri.

Këshilltari për Trashëgimi Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burim Maraj, që njëherësh është edhe anëtar i Procesit të Lubjanës tha se Kosova ka punuar në këto dy vjet në identifikimi e monumenteve dhe gjithë thesarit tjetër kulturor, për ta promovuar atë në pakon turistike të Kosovës.

Një aspekt tjetër që përmendi Maraj ishte edhe ndërtimi i Qendrës për Informim dhe Promovim të Trashëgimisë Kulturore, që MKRS do ta ndërtojë në Parkun Arkeologjik në Prishtinë. Punimet për këtë qendër do të nisin shumë shpejt.

Ai shprehi gatishmërinë e MKRS-së që të jetë pjesë e çdo nisme rajonale për trashëgiminë dhe tha se Kosova trashëgiminë kulturore e sheh si një pikë afrimi mes njerëzve dhe vendeve.

Në takim u identifikuan produkte ekzistuese turistike (itinerare turistike), qe organizohen nga agjensionet private turistike e qe ne vete përmbajnë edhe vizitat ne këto lokalitete te  trashëgimisë kulturore edhe natyrore si:

Ulpiana, Qyteti i Vushtrrisë ( Kalaja, Ura ), Kalaja e Artanës, Kisha e Letnices, Fushëbeteja e Kosoves, Manastiri ne Graçanice, Vizita në këmbë e Prishtinës (Muzeu Etnologjik, Muzeu i Kosovës, Xhamitë, Shtëpitë e Vjetra, Biblioteka, Restorante dhe jeta e natës), Shpella e Gadimes, Brezovicë, Prevallë, Prizren (Kalaja, Hamami, Xhamitë, Kishat ortodokse dhe katolike), Rahoveci (vreshtat), Gjakovë , Bajram Curr Gryka e Valbonës, Peja , Deçani (Kullat) dhe Prekazi.

Gjate mbledhjes u diskutuan edhe ngjarjet qe janë pjesë dhe mbështesin zhvillimin e turizmit kulturor, u përmenden : Doku Fest, Bunar Fest, Jazz Fest, etj.

Garat Rally dhe të Motocikletave në Shalë te Bajgores. U identifikuan edhe OJQ-të që ofrojnë itinerare te turizmit natyror (Hikingnjeri, Snownjeri)

Konsultimi organizohet brenda projektit të Komisioni Evropian “Improving Cooperation in South-East Europe by Ations for Strengthening the Regional Cooperation Council”, implementohet nga The Central European Initiative dhe koordinohet nga sekretariati i Procesit të Lubjanës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)