18 Maj 2024

Fillon implementimi i projekteve në edukimin për hoteleri turizëm

Pejë, 24 mars - Ka filluar implementimi i projekteve që kanë për qëlim përmirësimin e qasjes në tregun e punës për të rinjtë dhe femrat në shkollmin në shkollat profesionale në drejtimet për hoteleri e turizëm, zbutja e papunësinë dhe identifikimi i barrierave gjinore në këtë sektor.

Kontratat për nëntë projekte që synojnë të arrijnë këto objektiva janë nënshkruar të enjten në Pejë, ndërsa pokaq organizata nga Peja, Gjakova, Prizreni dhe Prishtina kanë përfituar grante nga Syri i Vizionit për zhvillimin e këtyre projekteve në komunat e tyre.

Ceremonia e nënshkrimit të kontratave ka shënuar edhe fillimin e këtyre projekteve që do implementohen në shtatë muajt e ardhshëm në bashkëpunim me tri shkollat e mesme ekonomike në Pejë, Gjakovë dhe Prizren, në kuadër të “SEED Kosova – Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit në Kosovë”, një projekt i mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) i zbatuar nga OJQ Syri i Vizionit dhe Volkshilfe Solidarität.

“Nga ky program përfitojnë nxënësit, posaçërisht femrat, në shkollat e mesme ekonomike- drejtimi i turizmit në rajonin e Dukagjinit, por projekti përfshin të gjithë akterët e turizmit në këtë rajon. Përfiton edhe komuniteti në komunat Pejë, Prizren dhe Gjakovë me përmirësimin e gjendjes në fushën e punësimit në turizëm, ndërmarrjet dhe bizneset” thotë Dukagjin Nishiqi projekt menaxher nga organizata Syri i Vizionit nga Peja.

Shuma e vënë në dispozicion të këtyre projekteve është 78 mijë euro. Përfituesit e projekteve gjatë kësaj ceremonie, kanë prezantuar para njëri tjetrit dhe para publikut të interesuar projektet e tyre dhe përfshirë dhe aktivitetet dhe rezultatet e pritura.

Projekti SEED Kosova ka filluar në janar të vitit 2014 dhe ai përfshin një varg të gjerë aktivitetesh të cilat do të zbatohen në një periudhë trevjeçare.  Synimi i kësaj thirrje është të përmirësojë cilësinë e arsimit për sa i përket orientimit të biznesit dhe/apo uljes së pengesave për karrierat e grave në sektor dhe ka qenë e fokusar  në tri tematika, ndryshimi i të cilavë më parë është identifikuar si proiritare për të prëmirësuar gjendjen në sektor:  Përmirësimi i cilësisë së arsimit brenda plan-programeve ekzistuese, Rishikimi i plan-programeve për profilet ekzistuese apo elaborimin e plan-programeve të reja për profile shtesë dhe Tejkalimi i barrierave gjinore në industrinë e hotelerisë dhe turizmit.

Qenan Bardhaj, zëvëndës drejtor në OJQ Syri i Vizionit thotë se  pjesa më e madhe e projekteve janë fokusuar në trejkalimin e barrierave gjinore në turizëm, përkatësisht angazhimit për të përfshirë femra në arsimin hoteleri dhe turizëm ku ka një numër shumë të vogël. Ndërsa rëndësi në këtë thirrje i është dhënë rishkmimit të plotë të planprogrameve të drejtimeve hoteleri turizëm, si dhe hartimit për herë të parë të plan programit për profilin guidë turistike- ciceron.
Projektet e financuara janë 9 projekte që kapin shumën 78,000 euro. Projektet e Syri i Vizionit prej gjashtë vjetësh kanë ndihmuar arsimin professional në Kosovë, me focus në drejtimet e hotelerisë dhe turizimit. 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)