28 Prill 2024

Egjipti rrit koston e vizës turistike

Kajro, 18 maj - Egjipti që nga 1 nëntori i këtij viti do të rrisë koston e vizave turistike, të cilat u jepen të huajve në kufi, nga 15 dollar aktualisht në 25 dollarë, njoftoi Ministri i Turizmit i Egjiptiy, Hisham Zaazou.

Kjo gjë do të bëhet me qëllim të unifikimit të sistemit të dhënies së vizave, shpjegoi ai.

Tani personat që aplikojnë për vizë në konsullatat egjiptiane jashtë vendit duhet të paguajnë 25 dollarë pasi mbledhin paketën e nevojshme të dokumenteve.

Në kufi menjëherë pas mbërritjes në Egjipt turisti mund ta blejë atë për 15 dollar pa dokumente suplementare.

Ministri është i bindur se rritja e çmimit të vizës nuk do të ndikojë në fluksin e turistëve që dëshirojnë të vizitojnë vendin e piramidave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)