Çmime shokuese në Kroaci, akullorja 180, një picë 600 denarë
Zagreb, 11 qershor - Ndonëse shumica e qytetarëve mezi ia dalin në fund, çmimet e ushqimit dhe pijeve në Adriatik tashmë në fillim të sezonit turistik filluan të shpërthejnë.
Shumë turistë vendorë u befasuan nga çmimet që i „pritën“ në Rovinj, Kërk, Boll në Braç dhe në Poreç.
Akullorja e kompanisë „Ledo“ king Double kushton 21 kuna (3 euro ose 180 denarë) ndërsa në Zagreb e njëjta shitet për 5 kuna, transmeton gazeta kroate Veçernji list.
„Mbeta i shokuar nga çmimi i akullores sime e cila shitet për madje 9 kuna“, deklaroi Hërvoja Dellaç nga Zagrebi për gazeta e lartëpërmendur.