29 Prill 2024

Bullgaria pret rritje te numrit të turistëve rusë

Sofje, 18 mars - Së paku me 25 për qind pritet që të rritet numri i turistëve rusë gjatë stinës së ardhshme në Bullgari.

Kjo u bë e qartë në ekspozitën ndërkombëtare turistike që po zhvillohet në Moskë ”Inturmarket”2013.

Në një konferencë të posaçme për shtypin u shfaq një film i shkurtër i cili paraqiti mundësitë në Bullgari për turizëm veror dhe malor si edhe disa drejtime të reja si SPA , turizëm sportiv, historik dhe golf turizëm.

Te momenti i tanishëm rezervimet e hershme po ecin me rime të mira dhe tashmë rreth 8 për qind prej turistëve të pritur rusë i kanë rezervuar pushimet e veta në Bullgari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)