28 Prill 2024

Britani, hapet për turistë ndërtesa më e lartë në Europë

Londër, 3 shkurt - Më në fund, ndërtesa më e lartë e Europës hapet për publikun, raporton agjencia e lajmeve “CCTV”.

Godina 95-katëshe "Shard" në Londër është 310 m e lartë dhe pritet të tërheqë mijëra vizitorë në vit.

Të premten kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, inaguroi ndërtesën përpara një publiku që mezi përmbante entuziazmin.

Për një tarifë prej 25 sterlinash (29 euro), vizitorët mund të ngjiten në majë të kullës për të shijuar një pamje panoramike të Londrës.

Në një ditë me kohë të mirë, fushëpamja kap një rreze prej 65 km.

Ndërtesa është kryesisht në pronësi të Katarit dhe do të jetë një qendër tregtare.

Ndërkaq, analistët thonë se, plotësimi i të gjithë ndërtesës me dyqane do të jetë një sfidë për shkak se çmimet e pronave në qendër të Londrës janë rritur me më shumë se 40% gjatë tre viteve të fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)