28 Prill 2024

Briegdeti turk i preferuar i kryqëzorëve turistike të mesdheut

Stamboll, 19 mars - Brigjet e Turqisë janë kthyer tashmë në preferencën kryesore të anijeve gjigante, që transportojnë me mijëra pasagjerë në Mesdhe.

Anija e parë me pasagjerë për këtë sezon, që u ankorua në nënprefekturën Muëlla të Bodrumit, solli gjallëri në qytet dhe bëri që sipërmarrësve vendorë t'u qeshë fytyra.

Falë bukurive historike dhe natyrore, Turqia është shndërruar në vendin më të parapëlqyer të tregut evropian të kryqëzorëve.

Stambolli, Izmiri, Antalia, Kushadasë, Bodrumi dhe Marmarisi renditen mes porteve turke, ku ankorohen më shumë anije gjigante pasagjerësh.

Edhe në portin e Bodrumit, që ndodhet në nënprefekturën Muëlla, ka hedhur spirancën kryqëzori i parë i sezonit turistik 2013.

Bodrumi është gjallëruar për herë të parë këtë sezon nga 417 turistë gjermanë, që kanë mbërritur në këtë qytet me anijen "Deutschland".

Pjesa dërrmuese e pasagjerëve të këtij kryqëzori gjetën për të parën herë rastin për të vizituar Bodrumin.

Gjatë sezonit turistik 2013, në portin e Bodrumit pritet të ankorohen gjithsej 130 anije pasagjerësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)