Australia nuk do të pranojë turistë të huaj deri në vitin 2022 E MËRKUR
Canberra, 6 tetor - Kryeministri australian Scott Morrison tha se turistët mund të vijnë në Australi vetëm nga viti i ardhshëm, pasi përparësi i është dhënë ardhjes së imigrantëve të kualifikuar dhe studentëve ndërkombëtarë.
Duke folur për Kanalin 7 të Australisë, Morrison foli në lidhje me përparësitë që do t’u jepen personave që do të vijnë në vend përmes kufijve ndërkombëtarë, të cilët janë mbyllur që nga marsi 2020 për shkak të pandemisë COVID-19 dhe është vendosur të rihapen në nëntor.
Ai tha se përparësi do t’u jepet australianëve jashtë vendit dhe se edhe qytetarët që kanë marrë dy doza të vaksinës do të karantinohen për shtatë ditë në shtëpitë e tyre.
“Nëse jeni të vaksinuar dy herë jashtë vendit dhe banoni në Australi, nëse jeni shtetas australian, nëse jeni anëtar i familjes së shkallës së parë, ju mund të udhëtoni brenda këtyre rregulloreve”, tha Morrison.
Kryeministri australian tha se turistët që do të vijnë në Australi nuk radhiten në dy vendet e parë në listën e përparësive dhe kjo kategori do të mund të hyjë në vend nga viti 2022.