08 Dhjetor 2023

Arabia Saudite do të pranojë turistë nga muaji gusht

Riad, 30 korrik - Arabia Saudite ka njoftuar se duke filluar nga muaji gusht do të lejojë hyrjen e personave me viza turistike në vend, pas një pauze një e gjysmë vjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në lajmin e agjencisë zyrtaret të Arabisë Saudite (SPA) thuhet se "Ministria e Turizmit, vendosi që duke filluar nga fillimi i muajit gusht të vitit 2021, t'i hapë dyert e mbretërisë për turistët dhe liberalizimi e hyrjeve për mbajtësit e vizave turistike".

Në lajm thuhet se mbajtësit e vizave turistike mund të hyjnë në vend pa karantinë të detyruar, me kusht që të jenë të vaksinuar kundër COVID-19, të tregojnë një certifikatë zyrtare të vaksinimit ose të kenë një test PCR.

Arabia Saudite ndalesën për turistët e filloi në shtator të vitit 2020 në kuadër të masave kundër COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)