29 Prill 2024

Alpet shqiptare, nder 12 destinacionet me turistike në botë

Tiranë, 4 mars - Alpet e Shqipërisë dhe në terësi, ato që shtrihen përgjatë harkut Shqipëri - Kosovë - Mali i Zi, renditen nder destinacionet me të bukura turistike të botës.

Të përfshira në projektin “Majat e Ballkanit”, ato listohen nder 12 konkurrentet kryesore të cilet do të garojnë se bashku në konkursin botëror të turizmit, i cili organizohet nga organizata “World Travel”.

Mësohet se në ketë garë, marrin pjesë 46 shtete të tjerë nga 6 kontinentet e botës e mund të thuhet së përfshirja e Alpeve shqiptare nder 12 destinacionet me të perzgjedhura, mund të cilësohet si një meritë për aspektin dhe potencialin turistik që shfaq vendi ynë.

I permendur ky shpesh gjatë kohet e fundit, nga një serë organizmash dhe institucionesh të rëndesishme ndërkombëtare që merren me monitorimin e risive të aspektit turistik në botë.

Pikerisht, një konkurrim i tille global, ka bërë që përfaqësuesit e “World Travel & Tourism Council”, të vijnë në vendin tonë në kuadër të projektit “Majat e Ballkanit”.

Mësohet se ata kanë zhvilluar edhe një takim me ministrin e Turizmit, Kultures, Rinisë dhe Sporteve, te cilit i kanë pohuar zyrtarisht së projekti “Majat e Ballkanit” është një nga 12 finalistet e nominuar për vitin 2013 nga “ETTC- Turizmi i se nesermes”.

Me te cilet, mesohet se gjithashtu, eshte diskutuar edhe mbi risite e turizmit shqiptar. Nderkaq, behet me dije se projekti “Majat e Ballkanit” konkurron per kategorine e menaxhimit te destinacionit kunder dy te nominuarve te tjere “Sentosa Development Corporation” nga Singapori dhe “Tourism Council” nga Bhutan.

Nderkaq, pjesa e Alpeve te perfshira ne kete projekt, kane brenda tyre shtegun me gjatesi 192 kilometra, i cili rrjedh pergjate rajoneve malore te Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi.

Ku zonat shqiptare qe perfshihen ne kete projekt jane Thethi, Valbona, Rragami, Ceremi dhe Bjeshket e Doberdolit.

Ku mbeshtetja fillestare per kete projekt, behet me dije se eshte dhene nga ministria Gjermane per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe implementuar nga GIZ dhe partneret lokale.

Ndersa fituesi mesohet se do te shpallet ne samitin global te “World Travel & Tourism Council”, i cili do te mbahet kete vit gjate muajit prill ne Abu Dhabi te Emirateve te Bashkuara Arabe.

Nga ana e tij, ministri Bumci u ka komunikuar perfaqesuesve te ketij organizmi lider per turizmin global, se strategjite Kombetare dhe politikat e zhvillimit te turizmit ne te tre vendet Shqiperi, Kosove dhe Mali i Zi, mbeshtesin gjithashtu nje qasje te zhvillimit te bazuar ne komunitet,ndersa synohet qe projekte te tilla te implementohen edhe ne zona te tjera te Shqiperise.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)