21 Dhjetor 2024

51 885 persona kanë vizituar hotelet në Kosovë gjate TM4 2020

Prishtinë, 5 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin  e katërt (TM4) 2020.

Në tremujorin e katërt të vitit 2020 (TM4 2020) pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
 
Në TM4 2020 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 51 885, prej tyre 43.33% ishin vendorë dhe 56.67% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 89 116, prej tyre 41.35% nga vendorët dhe 58.65% nga të huajt.
 
Numrin më të madh të vizitorëve dhe të net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 20 689 vizitorë dhe 38 438 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikë-kalimeve kufitare gjatë vitit 2017 - 2020. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)