Zyrtarët e lartë të Postës u mirëpriten nga Ambasada zvicerane në Kosovë
Prishtinë, 16 shtator - Sot U.D. Kryeshefja Ekzekutive, znj. Vjollca Shala-Mulaj me bashkëpunëtorët e saj, takuan Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z.Thomas Kolly me bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë takim shumë miqësor, u bisedua për sfidat dhe projektet e Postës së Kosovës, si dhe mundësitë që Ambasada zvicerane në Kosovë të mbështesë ndërmarrjen tonë në të ardhmen.
U.D. Kryeshefja, znj. Shala-Mulaj, falënderojë Ambasadorin Kolly dhe znj. Stocker – drejtoreshë e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCOK), për ndihmën që i ka dhënë Postës së Kosovës gjatë kohës së Pandemisë COVID -19.