03 Dhjetor 2024

Ndalohen tre zyrtar të Postës në Kaçanik për falsifikim të dokumentit zyrtar

Ferizaj, 30 maj - Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre persona të dyshuar me inicialet A. Ç.,K.Z., dhe R.L., zyrtarë të postës - dega në Kaçanik, për shkak të dyshimit të veprës penale “ Falsifikimi i dokumentit zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, nga data 01.12.2022 deri më datën e inspektimit 20.12.2022, në Kaçanik, në cilësinë e personave zyrtar- si postier përgjegjës për shpërndarjen e kartelave të Raiffeisen Bank, duke mos respektuar kriteret dhe rregullat për dhënien e kartelave, kanë nënshkruar në fletëkthesat se kinse konsumatorët kanë pranuar kartelat bankare edhe pse të njëjtat nuk janë shpërndarë, nga të cilat pas verifikimit nga ana e Inspeksionit rezultojnë se janë falsifikuar njëzet e tetë (28) fletë-kthime prej tyre, me çka dyshohet se të nëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)