03 Dhjetor 2024

Dogana dhe Posta lehtësojnë qarkullimin e dërgesave postare

Prishtinë, 14 korrik - Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovë Agron Llugaliu  dhe Kryeshefja e Postës së Kosovës znj. Nora Rraci sot në ambientet e Drejtorisë së Doganës nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit.

Qëllimi i memorandumit të nënshkruar sot konsiston në vendosjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve për të thjeshtëzuar dhe përshpejtuar procedurën doganore gjatë pranimit dhe dërgimit të dërgesave në qarkullimin postar ndërkombëtar te cilat transportohen përmes rrugëve tokësore (rrugore dhe hekurudhore), ajrore dhe të ofroj siguri në mbledhjen e të hyrave dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara.

Nga tani e tutje kjo procedurë do t'u mundësojnë personave fizikë dhe sipërmarrësve që të zhdoganojnë dërgesat e tyre më shpejt dhe me kosto më të lirë gjatë importit dhe eksportit, si dhe të marrin informacion për statusin e dërgesave që dërgojnë, apo i pranojnë në mënyrë më të mirë dhe më efikase.


Pikat kryesore të memorandumit do të mundësojnë avancim e procedurave dhe zbatimin e praktikave më të mira për persona fizikë, dhe sipërmarrësve përmes:

Ø  zhdoganimit të dërgesave të tyre më shpejt, më lirë dhe më sigurt, gjatë importit dhe eksportit, si dhe të marrin informacion për statusin e dërgesave që i dërgojnë apo presin në mënyrë më të mirë dhe më efikase:,
Ø  marrja e dërgesave postare nga jashtë, dërgimi i tyre jashtë vendit, transferimi i dërgesave ndërmjet DK-se dhe PK-se si dhe çdo veprim tjetër që kryhet në kuadër të procedurës doganore me dërgesat postare  të kryhet nën mbikëqyrjen doganore dhe ne zbatim te masave te kontrollit doganor dhe akteve te Unionit Universal Postar.
Ø  lehtësimin e tregtisë së ligjshme, mbledhjen e të ardhurave, mbrojtjen e shoqërisë dhe sigurisë, etj.
Ø  dërgesat postare te deklarohen sipas legjislacionit doganor dhe postar ndërkombëtar.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)