Zvicra prezanton versionin e ri të aeroplanit me energji diellore
Bernë, 10 prill - Një ekip zvicerian e ka prezantuar të enjten versionin e ri të aeroplanit me energji diellore.
Aeroplani, gjatë vitit të ardhshëm pritet qe ta realizojë fluturimin e parë.
Për ta realizuar këtë, ekipi i planifikues i Zvicrës e ka shaplosur një version të ri të aeroplanit, i cili mund të qëndroj në ajër për një kohë të pacaktuar.
Aeroplani tashmë i sofistikuar krahasuar me pesë vite më parë, është paraqitur të enjten në Payerne të Zvicrës në bazën e forcave ajrore.
Aeroplani ka bateri të mira që e ruajnë energjinë nga dielli.
Pilotët Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg e kanë prezantuar të enjten planin zvicerian dhe përparësitë që i ka aeroplani i prezantuar.