ZTE zë vendin e 5-të në rënditjen e kompanive celulare
Pekin, 20 nëntor - Kompania kineze e telekomunikacionit ZTE radhitet në vendin e 5-të në botë për sasinë e shitjes së telefonave celularë.
Gartner, kompania më me autoritet në botë për studimin dhe këshillat mbi IT (Teknologjinë e Informacionit), publikoi ditët e fundit renditjen e kompanive prodhuese të telefonave celularë, ku analizon sasinë e shitjes së aparateve në tremujorin e tretë të këtij viti.
Sipas renditjes së fundit, kompania finlandeze Nokia është përsëri prodhuesi i parë në glob i telefonave celularë. Por përqindja e saj në treg është ulur dhe tani ajo zotëron vetëm 24% të tregut. Ndërkohë, prodhuesi kinez ZTE zuri vendin e 5-të me 3% të tregut.
Në tregun e celularëve \"të mençur\" (smartphone), koreania Sumsung zhvendos në renditje Nokia-n duke zënë vendin e parë me 24 milionë celularë në shitje, ndërsa Apple zuri vendin e tretë me 17 milionë celularë në shitje.
Në tremujorin e tretë, në mbarë botën u shitën 450 milionë celularë apo 6% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.