20 Prill 2025

Zhbogar: Ndërhyrje politike në RTK është shqetësuese për BE-në

Prishtinë, 6 maj - Shefi i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar mbajti takime të ndara me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së dhe menaxhmentin e transmetuesit publik, duke përfshirë Bordin e Drejtorëve.

Gjatë takimit,  Samuel Zhbogar i dëgjoi këndvështrimet e të dyja palëve lidhur me problemet që janë paraqitur në transmetuesin publik muajve të fundit.

Pas takimeve Zhbogar tha se Bashkimi Evropian i jep rëndësi të madhe rolit të transmetuesit publik në shërbim të publikut, i pavarur nga  ndikimi politik dhe komercial.

Në rastin e Kosovës sipas tij është e qartë se ekzistojnë probleme që prekin këtë rol të rëndësishëm të transmetuesit publik.

Zhbogar theksoi se më shqetësuese për BE-në janë akuzat për ndërhyrje politike dhe presion në politika redaktuese. 

"I bëj apel Sindikatës dhe menaxhmentit të transmetuesit publik që të rivendosin komunikimin ashtuqë që të adresojnë çështjet e hapura së bashku."

"Ne jemi ne dijeni që Zyra e Auditorit të Përgjithshëm është në përfundim të auditimit të performancës së RTK-së dhe kjo mund të shërbejë si një bazë e mirë për Kuvendin që të identifikojë dhe të adresojë çështjet”, theksoi Zhbogar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)