23 Dhjetor 2024

Zhbllokohen rrugët në veri

Mitrovicë, 8 mars - Rrugët në veri të Kosovë sërish janë të lira për qarkullim, pasi serbët kanë hequr barrikadën në rrugën Zubin Potok – Zvecan, kurse ushtarët e KFOR-it janë tërhequr dhe kanë liruar rrugën në Jagnjenicë dhe Zerovnicë.

Serbët lokalë, të cilët rreth orës 10 kishin bllokuar rrugën Zubin Potok-Zvecan duke mos lejuar qtë kalojë kolona prej 6 automjetesh të EULEX-it të shkojnë në pikën kufitare në Jarinë, rreth orës 12 30 kanë larguar drunjtë dhe automjetet me të cilat kishin bllokuar rrugën.

Sipas mediave serbe, përfaqësuesit e serbëve kanë arritur marrëveshje me komandantin e njësiteve të këmbësorisë dhe logjistikës së KFOR-it në veri, nënkolonelin Jozef Linc, që automjetet e EULEX-it dhe KFOR-it të kthehen në jug të Mitrovicës dhe që të gjitha rrugët të lirohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)