06 Janar 2025

Zharku zotohet për proceset infrastrukturore në Novoberdë

Prishtinë, 12 maj - Në vazhdën e aktiviteteve, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës së vend, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku priti sot kryetarin e Komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq, me të cilin bisedoi për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë, ku njëkohësisht u përcaktuan edhe obligimet e Ministrisë dhe të Komunës për realizimin e projekteve.

Projektet që do të realizohen në komunën e Novobërdës përfshijnë asfaltimin e rrugës Prekovc – Stanishor dhe asfaltimin e pjesërishëm të rrugës Gjilan – Novobërdë, në fshatin Koraqë.

Vlera parallogaritare e këtyre projekteve kap shumën e përgjithshme prej 580 mijë eurosh.

Me këtë rast, ministri Zharku, u zotua për shtyerjen e proceseve të mëtutjeshme infrastrukturore në komunën e Novobërdës të cilat janë të parapara në strategjinë e përgjithshme të zhvillimit infrastrukturor të vendit për vitin 2016.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)