Zharku zotohet për mbështetjen e projekteve në rajonin e Prishtinës
Prishtinë, 1 prill - Ministri i Ifrastrukturës, Lutfi Zharku, priti sot kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku diskutuan rreth investimeve për realizimin e disa projekteve kapitale infrastrukturore në rajonin e Prishtinës.
Me këtë rast, ministri Zharku, u zotua për mbështetjen e projekteve të parapara në prag të fillimit të sezonës infrastrukturore.
Ata u dakorduan që së shpejti të nënshkruajnë Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore në komunën e Prishtinës.