Zharku, takohet me ambasadorin e Shqipërisë Minxhozi
Prishtinë, 23 dhjetor - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.
Gjatë bisedës ministri Zharku e informoi ambasadorin për zhvillimin e fushave që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës (MI), për problemet që po paraqiten në autostradën Morinë-Merdar Ibrahim Rugova, si dhe përmendi propozimin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, si mundësi konkretizimi në të ardhmen .
Ai po ashtu, falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës, e sidomos të sektorëve që janë përgjegjësi e kësaj ministrie. Ndërkaq, ambasadori Minxhozi e uroi Zharkun për emërimin e tij dhe u zotua se Ambasada e Shqipërisë do të vazhdojë të përkrahë këtë ministri duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.
Ai konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Shqipërisë për zhvillimin e infrastrukturës rrugore permes projekteve të përbashkëta rajonale. Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për bashkëpunim të ndërsjell në mes të dy shteteve, përkatësisht në fushën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.