Zharku përuron rrethrrotullimin në autostratën Prishtinë - Lipjan
Prishtinë, 8 prill - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, do të inspektojnë sot punimet në aslfaltimin e rrugës Gadime e Epërme - Smallushë - Sllovi.
Ky projekt është i financuar nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë 439,916.54 euro, me një gjatësi prej 5026 metrash dhe gjerësi prej 5 metrash.
Ndërsa me pas ministri Zharku do të përurojë fillimin e punimeve të projektit tjetër për ndërtimin e rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë - Lipjan, i cili financohet nga MI në vlerën 242,310.27 euro.