01 Janar 2025

Zharku përuroi rrugën Loxhë-Kërstovc-Resujë dhe Qollopek

Prishtinë, 3 nëntor -  Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë qëndroi në komunën e Pejës dhe me atë rast përuroi rrugën Loxhë-Kërstovc-Resujë dhe Qollopek, me gjatësi prej 11.2 kilometrash, vlera investuese e së cilës është afër 1 milion e 600 mijë euro.

Me këtë rast, ministri Lutfi Zharku ka premtuar mbështetje të këtij regjioni edhe në vitin e ardhshëm.

"Punimet janë të mira dhe ju dëshirojmë sukses. Natyrisht Peja dhe kjo trevë do të ketë përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë. Do ta shihni edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm. Unë ju uroj udhëtim të mbarë nëpër këtë rrugë dhe vetëm për gëzime për të mira, dhe një udhëtim të sigurt", u ka thënë banorëve të kësaj ane ministri Zharku.

Nga ana tjetër, zv ministri, Fehmi Mujota ka thënë se këto investime dëshmojnë përkushtimin e kësaj ministrie për të ndihmuar qytetarët kudo që ata kanë nevojë.

"Është një sukses i dalluar i ministrisë. 11.2 kilometra të reja është sukses që duhet vlerësuar. Po ashtu orientimet e Ministrisë së Infrastrukturës gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë që të bëjnë projekte aty ku kanë nevojë qytetarët e këtij vendi. Kjo është dëshmia më ë mirë e kësaj rruge që po e përurojmë, kështu do të jetë edhe në të ardhmen".

Përfaqësuesi i këtyre fshatrave, Rexhë Krasniqi ka thënë se me këtë investim është parandaluar largimit të banorëve të kësaj ane drejt qytetit në mungesë të rrugës.

"Ky është investimi i parë që po bëhet në këtë trevë. Besoj se nuk do të ndaleni me kaq. Kjo trevë ka dhënë shumë me iniciativën e vetë. Kjo shkollë përballë është më vetë kontribut të kësaj treve. Mirëpo nevojat janë të shumta sepse, ka filluar zbrazja e kësaj ane, për shkak të mungesës së infrastrukturës. Tash me këtë rrugë është parandaluar edhe besoj që edhe nëse vazhdojnë disa investime të vogla siç janë kanalizimet edhe rrjeti elektrik, parandalohet largimi prej fshatrave sepse ky vend është vend pjellor, ka tokë të mirë. Qyteti nuk është larg dhe nuk ka nevojë të shpërngulet popullata nga këtu nëse bëhen edhe disa investime që janë të domosdoshme për këtë treve".

Zgjerimi dhe asfaltimi i kësaj rruge ka gëzuar banorët e kësaj ane që sipas tyre kjo ka bërë më të lehtë udhëtimin e nxënësve për në shkollë.

"Kjo rrugë lidh shumë fshatra. Rëndësia e saj është shumë e madhe se nxënësit nuk kanë vështirësi të shkojnë në shkollë në qytetin e Pejës. Autobusi vjen me rregull për shkak se është asfaltuar kjo rrugë. Falënderojmë ministrinë shumë që na ka bërë të mundur këtë rrugë", ka deklaruar banori Gani Bytyçi

"Me të vërtet ia vlen tash të jetohet në këto fshatra. I plotësojnë kushtet e jetës. I ftoj edhe ata qytetarë që kanë zbritur për të jetuar në qytet të kthehen për të jetuar në fshatra se me të vërtet ia vlen, sepse ka bukuri natyrore. Para një viti rruga ka qenë shumë e ngushtë, njerëzit nuk kanë mundur të lëvizin lirshëm këndej", ka thënë banori tjetër Isa Shala.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)