Zharku: Pavarësisht vështirësive buxhetore, autostradat do të ndërtohen!

Prishtinë, 16 shtator - Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Lutfi Zharku, ka thënë se ndërtimi i autostradave nuk do të ndalet edhe pse buxheti nuk është i mjaftueshëm.
Këtë vit për Autostradën Arbën Xhaferi i kemi ndarë 150 milionë euro, po ashtu edhe për vitin e ardhshëm është paraparë që të ndahet shuma e njëjtë për kryerjen punimeve në autostradë. Nëse vitin e ardhshëm fillon autostrada në drejtim të Gjilanit, do të kemi vetëm fillimin punëve bazë. Kurse deri më 2021 të vazhdohet me ndarjen e shumës prej 150 milionë eurosh, deri sa të kryen të gjitha këto punë, ka thënë ai në një intervistë për Telegrafin.
Sipas tij, kusht për një zhvillim të mirë ekonomik është përmirësimi i infrastrukturës rrugore. Zharku ka folur edhe për patentë shoferët si dhe për bashkëpunimin me kryetarët e komunave. Bechtel&Enka është duke punuar në përputhje me buxhetin i cili është ndarë edhe pse ka kapacitete shumë më të mëdha për kryerjen e punëve. Ne jemi me alokime buxhetore prapa obligimeve kontraktuale diku 170 deri 180 milionë euro, ka deklaruar Zharku.