Zharku merr pjesë në takimin ministror në Roterdam
Roterdam, 21 qershor - Me ftesë të komisionares për transport, znj. Violeta Bulc, ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, po merr pjesë në takimin ministror TEN-T: ura midis Evropës dhe pjesës tjetër të botës, të organizuar në kuadër të Ditëve të rrjetit transevropian të transportit në Roterdam.
Në fjalimin e tij para ministrave evropianë dhe rajonalë të transportit, ministri Zharku paraqiti projektet me rëndësi të posaçme të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, për disa nga të cilat pritet përkrahje nga Komisioni Evropian dhe institucionet financiare evropiane.
Ministri Lutfi Zharku i theksoi posaçërisht të ashtuquajturat masa të buta në fushën e transportit dhe progresit të arritur në zbatimin e tyre në vendin tonë, që konsiderohen të një rëndësie të posçme për përkrahje të investimeve kapitale në infrastrukturë.