04 Janar 2025

Zharku inspekton punimet në Autostradën Prishtinë - Hani i Elezit

Prishtinë, 22 janar - Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i shoqëruar nga kabineti i tij dhe përfaqësues të kompanisë “Bechtel&Enka”, vizituan punimet në autostradën Prishtinë - Hani i Elezit, përkatësisht segmentin Kaçanik - Hani i Elezit.

Punimet në këtë autostradë po vazhdojnë dhe gjithçka po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë edhe pse me një ritëm paksa më të ngadalësuar për shkak të kushteve atmosferike, mirëpo janë duke u bërë të gjitha përgaditjet, në mënyrë që me përmirësimin e motit të shtohet edhe vëllimi dhe intensiteti i punëve.

Vlen të theksohet se punimet e kësaj autostrade pritet të përfundojnë në fund të vitit 2017, ndërsa ndërtimi i saj do të kushtojë 600 milionë euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)