06 Janar 2025

Zharku i vendosur për avancimin modern të teknologjisë informative në MI

Prishtinë, 19 maj - Sot u mbajt takimi i cili kishte për qëllim prezentimin e aplikacionit për bazën e të dhënave për autroshkolla, shoferë-instruktorë, ligjerues profesionalë, ekzaminerë dhe aplikim online të kandidatëve për provimin e patentë-shoferit.

Prezentimi u bë nga kompania e kontraktuar “TECH Vision”.

Në këtë prezentim ishte prezent edhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i cili e përkrahu këtë iniciativë. Qëllimi i këtij aplikacioni është krijimi i sistemit të integruar të të dhënave për kandidatët, duke filluar nga momenti i regjistrimit në autoshkollë, aftësimin në autoshkollë, paraqitjen online të provimeve, regjistrimin e rezultateve të testimeve në databazë e deri në aplikimin për patentë-shofer në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
   
Kjo bëhet si rezultat i thjeshtësimit të procedurave për kandidatët që aplikojnë për patentë-shoferë dhe njëkohësisht rrit transparencëën e gjithë procesit: pjesën e aftësimit në autoshkolla dhe pjesën e testimit. Vlera parallogaritare e këtij projekti kap shumën e përgjithshme prej 15.370 eurosh. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)