Zharku: I shqetësuar për aksidentet në komunikacion
Prishtinë, 24 korrrik - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, shprehet i shqetësuar me numrin e madh të aksidenteve me fatalitet në komunikacion në Kosovë, ndonëse, siç thotë ai, në vendet tjera një numër i tillë është edhe më i lartë.
Gjatë një interviste për gazetën Zëri Zharku ka deklaruar se sipas të gjitha raporteve në dispozicion, aksidentet nuk ndodhin për shkak të problemeve teknike të automjeteve që dalin në komunikacion, por për shkak se shoferët nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit.
Ai pranon se mund të ketë lëshime me rastin e dhënies së certifikatave për kontrollet teknike të automjeteve, por thotë se nëse hasen në raste të tilla do të mbyllen me automatizëm qendrat e kontrollit teknik të automjeteve.